KOMPANIA

Rreth nesh:

E krijuar në vitin 2005, kompania KMPK ka ndërtuar një reputacion solid në drejtim të tregut të përsosur, cilësisë, stabilitetit dhe udhëheqjes së re në tregun Shqiptar fale experiences 30 vjecare te trasheguar nga karpentaria Italiane, vend prej te cilit jane importuar makinerite dhe teknologjia, personelit te kualifikuar dhe te afte per menaxhim ne planin teknik, ekonomik dhe shkencor, si dhe punonjesve te tjere. Me anë të kësaj strategjie ne i ofrojmë klientëve tanë përve├ž gamës së plotë dhe të shumëllojshme të shërbimeve në fushën e konstruksioneve metalike edhe stabilitetin e duhur për të ndërtuar mardhënie afat gjata partneriteti. Sot KMPK është një ndër kompanitë më të rëndësishme në prodhimin e strukturave te renda dhe gjysëm të rënda. E vendosur ne nje pozicion strategjik, buze autostrades kryesore qe lidh kryeqytetin me veriun e Shqiperise, vetem 3 Km nga aeroporti Nene Tereza dhe 15 Km nga porti me i rendesishem i vendit, ai i portit te Durresit, ky kantier siguron lehtesi komunikimesh si per qarkullimin e mallrave dhe lendeve te para, ashtu dhe te porosive apo te produkteve te gatshme, per te gjithe llojet e transporteve si tokesor, hekurudhor, detar apo ajror. Ne nje territor prej rreth 10'000 m2 ngrihet nje strukture e madhe prej 4000 m2 e perbere nga dy reparte te fuqishem me hapesira te shkelqyera per perpunimin e perberesve metalike. Lartesia e reparteve arrin deri ne 13 m, ndersa ajo nen ganxhen e vincave arrin deri ne 9 m. Repartet pershkruhen nga pese vinca ure me kapacitet ngrites 3.2, 6.5 dhe 10 ton si dhe vinca te tjere ndihmes qe lehtesojne operacionin e perpunimit te materialeve. Cdo gje zhvillohet ne menyre harmonike ne perputhje me skemat e levizjes se materialeve, qe prej hyrjes se lendeve te para e deri tek dalja e produktit te gatshem. Ne kantier nuk mungon asgje, duke filluar nga energjia elektrike (nepermjet rrjetit dhe gjeneratoreve), uji teknologjik, telefonia, sherbimet e faksit dhe internetit. Kompania jone pervec tregut vendas operon dhe ne tregun europian dhe nderkombetar fale bashkpunimit te saj me kompanite prestigjoze europiane.

Profili i kompanisë:

Profili i KMPK Sh.P.K është ai i një karpenterie të rënde gjysëm të rëndë, e aftë për të zgjidhur problemet e:

  • Projektimit, falë personelit të kualifikuar dhe të aftë për menaxhim në planin teknik, si dhe përdorimit të nje teknologjie te larte dhe programeve te fundit ne fushen e projektimit.
  • Prodhimit dhe montimit falë makineve dhe teknologjisë së lartë të përdorur per prodhimin e strukturave metalike si dhe fale nje personeli te kualifikuar,I cili eshte I afte qe nga projektimi te realizoje strukturen ne fazen e prodhimit duke u ndjekur me pas nga montimi per te bere projektin realitet.
  • Riparimit dhe ristukturimit të ambienteve si dhe montimit të pajisieve, makinerive, linjave komplete në fusha dhe ne industri te ndryshme ne tregun vendas si dhe nderkombetar.

Vizioni i kompanisë:

Për tu njohur si një nga kompanitë më të besueshme dhe inovative në fushën e konstruksioneve metalike në zonën e Ballkanit.

Misioni i kompanisë:

Misioni ynë është të sjellim cilësi dhe teknologji të lartë në produktet që ofrojmë në mënyrë që ti ndihmojme klientet tane tu japin jete projekteve te tyre. Duke e konsideruar veprimtarinë tonë jo thjesht një produkt por një shërbim, punonjësit tanë i përkushtohen shërbimit të klientit duke filluar nga përgatitja financiare e ofertave e deri në detajin e fundit të konstruksionit.

Strategjia e kompanisë:

Në majë të strategjisë së KMPK-së qëndrojnë vlerat dhe kodi i etikës. Disiplina dhe proceset strategjike të KMPK-së fokusohen kryesisht në planin strategjik, inovacionin, shërbim klientele të shkëlqyer, zhvillim talentesh, menaxhim operacional të shkëlqyer etj. Ky sistem operacional manaxhimi na lejon që më së miri të vëmë në zbatim strategjinë dhe njëkohësisht na siguron gjuhën e përbashkët për të gjithë ekipin e KMPK-së.

Certifikatat:

Cilësia e punës tonë është e garantuar nga kompania prestigjoze CDQ Itali, e cila ├žertifikon cilësinë konform standarteve ndërkombëtare të ISO. Kompania eshte e certifikuar me UNI-EN-ISO 9001 e afte per te vertetuar cilesine e punimeve, UNI-EN-ISO 18001 qe verteton sigurine ne pune, si dhe EN-1090-1 CE marking qe verteton resistencen dhe sigurine te produkteve qe ne ofrojme.

Partnerët tanë:

  • TATA ELASTRON Company, Greqi
  • KORDELOS Company, Greqi
  • EMANTE Sh.P.K Shqipëri
  • KERRI SH.P.K. Shqipëri
  • ART Construction, Shqipëri
  • VATA Metal Construction, Shqipëri
  • GRUPPO MI.T.EC, Itali
  • STAHL Crane Systems, Gjermani
  • LB TECHNOLOGY Itali
  • SITEC TECHNOLOGY Itali

KOMPANIA JONË ËSHTË E CERTIFIKUAR

sincert
accredia
apave